Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shkëlqejnë hendbollistët tanë te Kreuzlingeni

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, ka udhëhequr Kreuzlingenin drejt fitores në xhiron e parë të Superligës së Zvicrës. Dedaj i realizoi tetë gola nga 11 tentime në fitoren 28:26 ndaj skuadrës St. Otmar St. Gallen.

Gjashtë prej golave, Dedaj i shënoi nga 7 metërshi, ku ishte i pagabuar.

Drenit Tahirukaj i kishte 4 gola nga 6 tentime. Bujar Ramosaj e Drilon Tahirukaj i kishin nga 2 gola nga 3 tentime. 4 pritje i kishte Haris Berisha.

Ndeshje të shtunën kishte edhe ekipi i hendbollisteve i Kreuzligenit, që në kuadër të xhiros së parë të Superligës zvicerane humbi 33:30 nga Yellow Winterthur.

Tri reprezentueset tona, Fitore Aliu, Albina Rugova e Dafina Mustafa debutuan te Kreuzligeni.

Aloja Fitore Aliu ishte më efikasja te Kreuzligeni me 8 gola nga 11 tentime. Ajo u shpall lojtare e ndeshjes.

Albina Rugova, që po ashtu luan në krah, ishte 100 për qind e saktë. I realizoi pesë gola nga pesë tentime nga loja. Dafina Mustafa e kishte një gol nga një tentim, kurse Pashke Marku realizoi dy gola nga katër tentime.