Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shkurta Mehmeti: Privilegj dhe përgjegjësi që luajmë para tifozëve tanë

Skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Kosovës në hendboll po i bëjnë përgatitjet e fundit para turneut final që në fundjavë është në Ferizaj.

Njëra prej skuadrave gjysmëfinaliste te hendbollistet është KHF Ferizaj. Ferizaj është fitues në fuqi, ndërsa përballë do ta ketë Samadrexhën në gjysmëfinale.

Pivotja e Ferizajt, Shkurta Mehmeti, ka folur për faqen zyrtare të FHK-së para ndeshjeve përfundimtare për Kupë.

“Të luajmë para publikut tonë është privilegj, por edhe përgjegjësi. Jemi të motivuara dhe të përkushtuara që ta shfrytëzojmë këtë mundësi në maksimum. Synimi ynë është i qartë – të paraqitemi me krenari, të luftojmë për çdo top dhe të japim gjithçka në fushën e lojës në mënyrë që Kupa e Kosovës të mbetet në qytetin e hendbollit, në Ferizaj”, ka thënë Mehmeti.