Të hënën (sot) në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor.
Në Kuvend u miratua Raporti i punës dhe raporti financiar për periudhën qershor 2016 – prill 2018. Gjithashtu u miratua rregullorja e kategorizimit te trajnerëve, e cila është harmonizuar me shkollimin e Federatës Evropiane, RINCK CONVETA, që nga muaji gusht do të startojë edhe në Kosovë. Në fund u zgjodhën edhe organet e reja te SHTHK-së, Kryetari, Këshilli Drejtues dhe Këshilli Mbikëqyrës.
Pas nominimeve të bëra nga Kuvendarët, për kryetar të SHTHK-së u nominua kryetari i deritashëm Leonard Cula e poashtu Jeton Havolli dhe Faruk Shala.
Pas dy raundeve të votimeve, kryetar i SHTHK-së për periudhën katërvjeçare u rizgjodh Leonard Cula, i cili kundërshtar pati Faruk Shalën dhe Jeton Havollin. Havolli në raundin e parë nuk arriti që t’i siguroj votat për të vazhduar tutje.
Pas zgjedhjes së kryetarit është bërë edhe zgjedhja e Këshillit Drejtues, me anëtarët e të cilit do të punohet në zhvillimin e politikave të Shoqatës, për rritjen e cilësisë së trajnerëve.
Këshilli Drejtues do të përbëhet nga Arben Muqolli, Valon Mehmeti, Shpresa Ramadani, Arben Parduzi e Vlora Jashari.
Ndërsa Këshilli Mbikqyrës do të përbëhet nga Rifat Shabani, Fatmir Muhaxheri dhe Lirije Muhaxheri.