Short i vështirë për KHF Ferizaj

KHF Ferizaj nuk ka pasur shumë fat në shortin e Kupës Evropiane, që u tërhoq të martën në Vjenë. Në kuadër të raundit të dytë, nënkampioni ynë te hendbollistet, Ferizaj, përballet me skuadrën polake KMN Gminy Kobierzyce.
Hendbolli në Poloni është shumë i zhvilluar, ndësa Gminy Kobierzyce vlerësohet prej skuadrave kryesore.

Ferizaj në ndeshjen e parë do të jetë mysafir. Ndeshjet luhen më 8/9 dhe 15/16 tetor.

Ferizaj është duke formuar skuadrën për edicionin e ri dhe ka paraqitur për regjistrim disa lojtare të reja. Ferizajaset do të kërkojnë suksesin ndaj polakeve.

Lajme tjera