Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shpallet lista e Kombëtares U18 për ndeshjet kualifikuese

Shtabi teknik i Kombëtares së Kosovës ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në Kombëtaren U18 të Kosovës në hendboll.
Kombëtarja U18 mblidhet të mërkurën në Prishtinë, ndërsa në mbrëmje e ka një stërvitje. Të enjten është udhëtimi për në Shkup, ku 18-vjeçarët i zhvillojnë ndeshjet kualifikuese për Kampionat Evropian.
Ndeshja e parë është të premten prej orës 12:00 me Zvicrën U18. Të shtunën është ndeshja me Sllovakinë, po ashtu nga ora 12:00, ndërsa të dielën prej orës 15:00, Kosova U18 luan me Maqedoninë e Veriut. Dy të parat në grup kualifikohen në Evropian, ndërsa dy Kombëtaret tjera gjatë verës do të garojnë në Evropianin e Divizionit B.
Kjo gjeneratë ka pasur shumë grumbullime në muajt e fundit. Po ashtu mori pjesë në një turne të fortë në Belgjikë.
Thuajse të gjithë lojtarët e ftuar janë të klubeve tona.

Lista e lojtarëve

PlayerClub
Diolen AjvaziKH Kastrioti
Etnik BajokuKH Llapi
Erion BajramajKH Prishtina
Olt BajramiKH Deçani
Eris BeqiriKH Trepca
Eminent DobrajKH Deçani
Edonis HajraKH BESA famgas
Bleron ImerajRK Zamet
Olt KabashiKH BESA Famgas
Granit KadiriKH Rahoveci
Isuf KadrijaKH Deçani
Perparim KuqiKH Deçani
Bilall MazrekajKH Deçani
Olsi MulajKH BESA Famgas
Amar MuqolliKH BESA Famgas
Lum XhemajliKH Prishtina

REZERVË

PlayerClub
Dren GashiKH Dukagjini
Xhafer AlimusajKH Deçani

OfficialFunction
Muhaxheri, FatmirCoach (LC)
Zherka, VlersonAssistant Coach
Kameri, ShefkiPhysiotherapist

Lajme tjera