Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja e fiton turneun tradicional

Shqiponja e Gjakovës e ka fituar turneun që tradicionalisht mbahet për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në finale, të shtunën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Ferizajn me rezultat 40:36.

Alma Nivokazi e udhëhoqi Shqiponjën duke i shënuar 17 gola. Orgesa Gola i kishte tetë. Te Ferizaj. Elsa Kongjeli i shënoi nëntë gola, ndërsa Lorena Matarova tetë.

Alma Nivokazi u shpall lojtarja më e mirë e turneut “Shqiponja 2000”. Marisa Berisha u shpall portierja më e mirë, ndërsa Elsa Kongjeli golashënuesja më e mirë.

Në ndeshjen për vend të tretë Gjorche Petrovi nga Maqedonia e Veriut e mposhti Nikshiqin e Malit të Zi me rezultat 31:28.

Turneun tradicional e organizon Shqiponja në përkrahje të Federatës së Hendbollit të Kosovës.