Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja e Samadrexha kthehen te fitorja

Shqiponja e Gjakovës dhe Samadrexha nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e së shtunës, që i takuan xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Fillimisht Shqiponja në Gjakovë fitoi bindshëm ndaj Ulpianës me rezultatin 45:26. Dallimi në cilësi u vërejt që në pjesën e parë, që përfundoi 25:13 për Shqiponjën.
Alma Nivokazi i shënoi plot 11 gola për Shqiponjën. Nga 8 i kishin Yagmur Kaygizis e Larisa Ferizaj.
Ermira Krasniqi i shënoi tetë gola për Ulpianën, ndërsa 7 i kishte Alketa Baftijari.
Shqiponja kishte humbur në ndeshjen e parë të stinorit pranveror. Tani i ka 14 pikë në pozitën e katërt. Ulpiana është e fundit me vetëm dy pikë.
Te fitorja pas humbjes në xhiron e kaluar, është kthyer edhe Samadrexha.
Samadrexha e mposhti në Deçan skuadrën e Jusuf Gërvallës me rezultat të lartë, 45:22.
Samadrexha është e treta me 20 pikë, ndërsa Jusuf Gërvalla mbetet në pozitën e parafundit (9) me pesë pikë.
Fatime Basholli e Aulona Maloku i shënuan nga shtatë gola për Samadrexhën. Learta Gashi me nëntë gola dhe Arjeta Imeraj me tetë, ishin më efikaset te skuadra vendase.
Dy ndeshje tjera zhvillohen të dielën.