Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja fiton titullin e kampionit te pionieret

Shqiponja e Gjakovës është kampione e Kosovës në hendboll në grupmoshën e pioniereve. Të hënën në finalen në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Ferizajn me rezultat 29:24.
10:8 ishte rezultati pas pjesës së parë e 20:15 pas pjesës së dytë.


Medina Musa shënoi 11 gola për Shqiponjën. 7 i kishte Jonesa Bajrami e 6 Orgesa Gola.
Te Ferizaj u shqua Sumea Sadiku me 14 gola. Aulona Hyseni i shtoi 4.


Me finalen e bukur u kompletua një edicion shumë i suksesshëm në kampionatin e pioniereve. Gara ishte shumë interesante, ndërsa skuadrat shfaqën nivel të lartë që jep shpresë për gjeneratë shumë premtuese që po vjen.