Shqiponja ia shkakton Vushtrrisë humbjen e parë

Të martën u luajtën dy ndeshjet e fundit të javës së tetë të Superligës së Kosovës për hendbolliste. Derbi i xhiros u luajt në Gjakovë në mes të kampionit, Shqiponjës dhe Vushtrrisë që ishte lider deri në javën e shtatë. Fitore shënoi Shqiponja me rezultat 31:30 dhe kështu ia shkaktoi Vushtrrisë disfatën e parë në këtë kampionat.

Për Shqiponjën ishte fitorja e gjashtë. Tashmë gara për kreun e tabelës është bërë edhe më interesante. I pari është Istogu me 14 pikë sa i ka edhe Vushtrria në vend të dytë. Shqiponja është e treta me 12 pikë, ndërsa Prishtina e Kastrioti kanë nga 11 pikë dhe mbajnë pozitat katër e pesë.
Vushtrriaset që ishin pa lojtaren e rëndësishme B. Rama, e fituan pjesën e parë me rezultat 18:16. Por në të dytën gjakovaret u kthyen dhe arritën te fitorja. Në minutën e 56-të rezultati ishte 31:28, por vushtrriaset shënuan dy gola më pas për 31:30.

Sh. Mehmeti shënoi 12 gola për Shqiponjën, kurse 12 gola për Vushtrrinë i realizoi A. Kelmendi.
Fitore të pritur të martën shënoi Istogu që e mposhti Samadrexhën në Drenas me rezultat 29:17. Kjo fitore ia mundësoi Istogut të dal në vend të parë.

Shqiponja – Vushtrria 31:30 (16:18)

Shqiponja: F. Ferizaj, L. Ferizaj 2, Juniku 3, Nivokazi 4, Quni, Malaj 3, Mehmeti 12, Goqi 3, Berisha 4, Goqaj.

Vushtrria: N. Kelmendi, Gubetini, Avdiu 2, Zymberi 4, Preniqi, Mehmeti, A. Kelmendi 12, Rrahmani 2, Selaci, Kasumi 7, Tahiri 2.

Samadrexha – Istogu 17:29 (9:11)

Samadrexha: A. Maloku, Surdulli 1, O. Basholli2, R. Maloku , L. Basholli 2, E. Basholli, T. Maloku, Rr. Maloku 3, Rr. Basholli, G. Basholli 8, Q. Basholli 1, Halili.

Istogu: Halitaj 2, V. Rexhaj 5, F. Rexhaj 3, Avdylaj 1, Ujkiq 7, Berisha, Ferataj 9, Kameri, Krasniqi 2, Shehdadi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e …

Dy skuadrat ferizajase takohen në kuadër të javës së 16-të të Superligës së hendbollisteve.Ndeshja Ferizaj – Kastrioti është të …

Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, në fundjavë nuk ka ndeshje të Superligës A. Por në Superligën …

Kastrioti ka shënuar fitore që e kthen në vendin e tretë në tabelën e Superligës A (meshkujt). Në ndeshjen …

Vushtrria është kujdesur që të kthehet menjëherë në vendin e dytë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë …

Besa Famgas nuk ka lejuar befasi duke fituar ndaj Trepçës, të mërkurën mbrëma. Ndeshja e luajtur në palestrën “Minatori” …

Esma Muratoviq e ka udhëhequr Istogun drejt një tjetër fitoreje në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogu të mërkurën …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …