Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja, kampione te pionieret

Shqiponja e Gjakovës është kampione në Ligën e Pioniereve të Kosovës në hendboll.

Të mërkurën në Vushtrri në ndeshjen finale, Shqiponja e mposhti Vushtrrinë me rezultat 20:19. Ndeshja ishte interesante dhe u vendos në aksionet e fundit.

Jonesa Bajrami i shënoi gjashtë gola për Shqiponjën, pesë i kishte Elira Sadiku e katër Elisa Gjikolli.

Tringa Mehmeti i shënoi 10 gola për Vushtrrinë, ndërsa katër i realizoi Lumturije Beqiri.

Në ndeshjen për vend të tretë, Besa e mposhti Istogun me rezultat 24:19.