Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponja nis me fitore mbrojtjen e titullit

Shqiponja e Gjakovës e ka filluar me fitore mbrojtjen e titullit në Superligën e Kosovës në hendboll për femra. Të shtunën në Gjakovë, Shqiponja fitoi bindshëm ndaj Dritës së Gjilanit me rezultat 43:18. Fituesi thuajse dihej qysh pas pjesës së parë që përfundoi me rezultat 25:6 në të mirë të gjakovareve.

Te Shqiponja u dalluan A. Goqi me 12 gola dhe Sh. Mehmeti me 10. E. Krasniqi shënoi 10 gola për Dritën. Shqiponja edhe në edicionin 2018\19 pritet të jetë njëra prej skuadrave që do të luftoi për titull të kampionit.

Të shtunën në kuadër të xhiros së parë të Superligës së hendbollisteve u luajt edhe një takim. Në Vushtrri, skuadra e Samadrexhës pësoi nga Kastrioti i Ferizajt me rezultat 28:20.

Tri ndeshjet tjera të javës së parë luhen të dielen (nesër).

Shqiponja – Drita 43:18 (25:6)

Shqiponja: Ferizaj A. Goqi 12, Mehmeti 10, Nivokazi 1, Quni, Malaj 7, Berisha 6, E. Goqi, Paci 7.

Drita: Daku, Krasniqi 10, Kqiku 1, Rexhepi 1, Vokshi 5, Hyseni 1, Sadiku, Rudhani, E. Daku, Arifi.

Samadrexha – Kastrioti 20:28 (7:13)

Samadrexha: A. Maloku, Q. Basholli 3, L. Basholli, R. Maloku, D. Basholli 3, G. Basholli 8, E. Basholli, T. Maloku, Surdulli 1, A. Maloku 5, Rr. Basholli, Halili.

Kastrioti: Gurgurovci, Nuhaj, Osmani, Stagova 2, Misini 1, Qerkini 1, Reqica 1, Saliu 6, Trajkovska 6, S. Reqica 3, A. Salihu 8.