Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shqiponjës i takon përballja gjakovare, Vushtrria pa probleme ndaj Jusuf Gërvallës

Shqiponja e ka fituar derbin e qytetit ndaj Vëllaznimit. Të shtunën në kuadër të javës së parë të stinorit pranveror në Superligën e hendbollisteve, Shqiponja fitoi me rezultat 33:22. Ndeshja e xhiros së dhjetë u luajt në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Alba Bardhi e Larisa Ferizaj i shënuan nga nëntë gola, ndërsa tetë i kishte Diellza Nuza. Edona Radoniqi i shënoi shtatë gola për Vëllaznimin, derisa Ema Daija i shtoi gjashtë.
Të shtunën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Jusuf Gërvalla.
Fitore me rezultat të thellë, 42:18, shënoi skuadra vushtrriase.
U shqua Gentiana Basholli me nëntë gola, derisa gjashtë i kishte Agnesa Hysa. Nga pesë gola i shënuan Kosovare Avdiu, Burneta Rama, Olta Cecelia e Donita Kasumi.
Te skuadra deçanase u shqua Arjeta Imeraj me shtatë gola. Katër i kishte Ardiana Imeraj, ndërsa tri i realizoi Nurije Çekaj.

Lajme tjera