Federata e Hendbollit të Kosovës ka shtyrë aktivitetet e parapara për sot, pasi Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka shpallur të mërkurën ditë zie në nderim të viktimave të tërmetit të rëndë që goditi Shqipërinë.
FHK-ja dhe i gjithë komuniteti i hendbollit bashkëndjenë me vëllezërit tanë në Shqipëri në këtë moment të vështirë. FHK-ja u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave, kurse të lënduarve shërim të shpejtë. Për orarin e ri të aktiviteteve të shtyera do të njoftoheni me kohë.