Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Shtyhen ndeshjet e së mërkurës

Ju njoftojmë që ndeshjet e planifikuara për të mërkurën janë shtyrë me vendim të Komesarit të Garave të FHK-së.
Vendimi i komesarit u mor të martën për shkak se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli të mërkurën ditë zije.
Presidentja Osmani shpalli ditë zije “në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”.
Ndeshjet e planifikuara për të mërkurën do të zhvillohen të enjten, më 18 prill.