Të shtunën luhen ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kryendeshja luhet në kryeqytet në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Kjo ndeshje fillon në ora 14:30.
Prishtina është e dyta me 23 pikë dhe llogaritet favorite. Por mitrovicasit do të tentojnë befasinë në këtë takim. Trepça është e treta me 19 pikë.
Liderja e klasifikimit, Besa Famgas, takohet me Zhegrën nga ora 13:30. Zhegra është vendase por me marrëveshje të dy skuadrave takimi luhet në Pejë.
Nga ora 19:00 janë takimet Kastrioti – Vushtrria dhe Llapi – Drenica, ndërsa prej orës 15:00 takohen Prizreni e Vëllaznimi. Të gjitha ndeshjet kanë peshë në garë për renditje më të mirë.