Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Skuadrat me traditë takohen në Mitrovicë

Të mërkurën luhen tri ndeshje të xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Derbi i xhiros mes Rahovecit dhe Besa Famgasit është shtyrë për më vonë për shkak se skuadra pejane në fundjavë ka ndeshje të rëndësishme evropiane me Beshiktashin.
Takimet interesante megjithatë nuk do të mungojnë të mërkurën.
Skuadrat me traditë, Trepça e Vëllaznimi, takohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë nga ora 18:00. Trepça aktualisht është e treta me dy fitore e një humbje, përkatësisht me katër pikë. Vëllaznimi ka humbur tri ndeshjet e para dhe do të kërkojë të reagojë.
Prej orës 18:00 është edhe ndeshja Kastrioti – Vushtrria. Skuadra ferizajase synon të kthehet te fitorja pas dy disfatave rresht. Ndërkohë vushtrriasit janë në kërkim të pikëve të para.
Prej orës 20:00 është ndeshja Prishtina – Deçani.
Prishtina ka dy fitore e një humbje dhe me katër pikë mban vendin e katërt. Deçani ka një fitore dhe dy humbje. Dy pikët e mbledhura i sigurojnë vendin e gjashtë aktualisht. As në këtë ndeshje nuk pritet të mungojë rivaliteti.

Lajme tjera