Skuadrat në vlugun e përgatitjeve

Skuadrat kosovare të hendbollit janë në vlugun e përgatitjeve për stinorin pranveror. Deri te fillimi i stinorit pranveror ka mbetur pak më shumë se një javë.
Tashmë skuadrat tona kanë nisur edhe me ndeshje përgatitore. Kështu të premten u luaj një ndeshje përgatitore në mes të Rahovecit dhe Vëllaznimit, dy skuadrave të Superligës. Të shtunën takohen Prishtina e Deçani.
Ndërsa skuadra e Trepçës në fundjavë qëndron në Cetinje të Malit të Zi ku i luan dy ndeshje miqësore me Lovçenin.
Edhe skuadrat tjera do të luajnë ndeshje kontrolluese në prag të vazhdimit të kampionatit.

Lajme tjera