Sllovakia hakmerret per humbjen me Kombëtaren U20

Kombëtarja U-18 e Kosovës në hendboll e ka humbur thellë ndeshjen e dytë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B, që po mbahet në Austri. Kombëtarja jonë të shtunën pasdite humbi nga Sllovakia me rezultatin 36:18. Sidomos pjesa e parë ishte shumë e dobtë për kombëtaren e Kosovës. Djelmoshat tanë, që nuk kanë përvojë në skenën ndërkombëtare, në pjesën e parë ia dolën të shënojnë gjashtë gola ndërsa pranuan 22. Në pjesën e dytë loja e kombëtares sonë u përmirësua, por jo mjaftueshëm sa për të shmangur humbjen e lartë.

Në lojën e kombëtares tonë funksionuan fare pak gjëra. Kishte probleme të shumta si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, ndërsa lojtarët kryesorë treguan fare pak ndaj sllovakëve.

Të premten në ndeshjen e parë kombëtarja e Kosovës u paraqit shumë më mirë dhe pësoi me rezultat 31:25 nga Holanda. Kështu kishte shpresë për një rezultat pozitiv ndaj sllovakëve, por kjo nuk ndodhi. Gjenerata U-18 është duke bërë hapat e parë në hendbollin ndërkombëtar. Këta lojtarë kanë luajtur vetëm edhe dy miqësore me Malin e Zi para evropianit dhe mungesa e përvojës është vërejtur të shtunën. Poashtu bëhet fjalë për një grup lojtarësh në konsolidim e sipër. Muajin e kaluar Kombëtarja jonë U-20 kishte mposhtur Sllovakinë në kuadër të Evropianit.

Të dielen kombëtarja pushon dhe kështu shtabi teknik do të ketë pak më shumë kohë për të përgatitur ekipin për ndeshjen ndaj Letonisë që luhet të hënën nga ora 12:30.

Kosova – Sllovakia 18:36 (6:22)

Kosova: Quni 6, Vokshi 5, Isufi 4, Delija 2, Idrizi 1, Basholli, Berisha, Dukaj, Fana, Hajdini, Maloku, Muqolli, Neziri, Qerimi, Selmani, Thaqi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Llapi ka vazhduar me fitore në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Të dielën në xhiron …

Besa Famgas e ka mbyllur me fitore bindëse fazën e parë të garave në Superligën e Kosovës në hendboll …