Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Sonte derbi në Pejë, transmetimi në 21 Plus

Besa Famgas – Prishtina është derbi i radhës në Superligën A të Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (sonte) prej orës 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.
Kampionia aktuale, Besa Famgas, udhëheq në tabelë me 33 pikë. Prishtina është e treta me 21 pikë. Pejanët llogarisin në dy pikë të reja, ndërsa prishtinasit do të japin maksimumin në tentim për t’ia shkaktuar Besës humbjen e parë.
Ndeshja, si të gjitha të tjerat e Superligës A, do të transmetohet direkt në RTV 21 Plus, që është në të gjitha platformat televizive (Kujtesa 224, Artmotion 258).
Xhiroja e 20-të është hapur të premten me ndeshjen Rahoveci – Trepça. Fitore shënoi skuadra mitrovicase. Të dielën është takimi Vushtrria – Kastrioti.

Lajme tjera