Sonte finalja interesante në “Minatori”

Trepça e Besa Famgas takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Ndeshja luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.
Trepça kërkon ta barazojë rezultatin në serinë finalen në 1:1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.
Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tri gola dallim. Ndeshja e parë ishte interesante dhe e hapur deri në fund. Edhe sonte pritet ndeshje atraktive dhe me hendboll cilësor.
Ndeshja transmetohet në RTK 1 dhe RTV 21 Plus.

Lajme tjera