Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Sot derbi i parë ferizajas në Superligën e hendbollisteve

Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) këtë edicion i është shtuar edhe një derbi lokal, që pritet vetëm ta bëjë më interesante e më madhështore garën në elitën tonë.

Tashmë në Superligë janë dy skuadra nga qyteti i Ferizajt, që përballen të premten (sot) nga ora 18:30. Ferizaj e Kastrioti do të mundohen të shënojnë fitoret e dyta në këtë edicion. Në javën e parë, Kastrioti e mposhti Shqiponjën kurse Ferizaj fitoi ndaj skuadrës Jusuf Gërvalla.

Për adhuruesit e hendbollit në Ferizaj, por edhe nga qytetet tjera, pritet të jetë një lojë interesante dhe me cilësi të mirë.

Tri ndeshje tjera të javës së dytë të Superligës së hendbollisteve luhen të shtunën. Kampioni aktual, Istogu është mysafir i Vëllaznimit në Gjakovë, në takimin që fillon në ora 17:30. Po në Gjakovë nga ora 14:00 takohen Shqiponja e Drita, ndërsa ndeshja Prishtina – Jusuf Gërvalla zhvillohet nga ora 13:30.

Edhe në Ligën e Parë (femrat) është java e dytë. Sot është takimi: Verona – Llapusha (18:00). Të shtunën janë katër ndeshje tjera: KEK-u – Vjosa (17:00), CLICK – Deçani (17:00), Dukagjini – Trepça (13:00), Prizreni – Ulpiana (18:30).