Sot finalja që mund ta bëjë Kosovën U21 pjesë të historisë

Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, të dielen (sot) zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën e juniorëve (U21). Takohen Kosova me Taipein Kinez.

Në kombëtaren tonë janë optimizëm për fitore, por poashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë pëkrahjen e duhur nga tribunat. Dhe me fitore hendbolli  kosovar do të shkruajë histori të re për sportin kosovar, si shumë herë deri më tani.

Asnjë ekip kombëtar i Kosovës deri më tani nuk është paraqitur në kampionat botëror dhe këtë e siguron Kosova U21 me fitore ndaj Taipeit Kinez. Rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.

Kosova U21 ka qenë superiore deri më tani në IHF Trophy Intercontinental. Ka fituar ndaj Taipeit Kinez  (31:23), ndaj Nigerisë (34:21) dhe në gjysmëfinale ndaj Paraguajit (36:27). Taipei Kinez kishte fituar me shumë vështirësi ndaj Nigerisë (30:29) dhe në gjysmëfinale befasoi SHBA-në (41:36).

Plot katër ndeshje luhen sot. Kosova U19 luan nga ora 12:00 për medalje të bronztë, pasi dëshpëroi në dy takimet e fundit. Shpresohet në reagim të djelmoshave tanë.

Ndeshjet përfundimtare të IHF Trophy Intercontinental

E diel

Kosova U19 – Kanada U19 (12:00) – ndeshja për vend të tretë

Taipei Kinez U19 – Nigeria U19 (16:00) – finalja

Paraguaji U21 – SHBA U21 (14:00) – ndeshja për vend të tretë

Kosova U21 – Taipei Kinez U21 (18:00) – finalja

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Me finalen e Ligës së juniorëve, të luajtur të dielën, ka përfunduar edicioni garues 2020/2021 …

Federata e Hendbollit e Kosovës është vlerësuar lart për organizimin e një tjetër ngjarjeje ndërkombëtare. …

Njëra prej lojtareve kryesore të Kosovës, Arlinda Hajdari, ka pësuar lëndim serioz në ndeshjen e …

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës kanë humbur ndeshjen vendimtare të raundit të parë kualifikues për …

Perfaqesuesja e Kosoves ne hendboll duke festuar me Kryeministrin Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Kosovës dhe Luksemburgut. Ai …

Me numër shumë të limituar të lojtareve (10 gjithsej, prej tyre 3 portiere), Kombëtarja e …

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) është kthyer në rrugën e sukseseve. Pas shenjave të …

Portugalia e ka nisur me fitore bindëse turneun kualifikues në Prishtinë. Të enjten pasdite, Portugalia …