Është mbajtur stërvitja e parë e udhëhequr nga reprezentuesja jonë, Albina Rugova. Pos saj në Akademi do të punoj edhe Esma Muratoviq, ndërsa puna do të koordinohet nga trajneri i KHF Istogu dhe i Kombëtares së Kosovës, Faruk Shala.Pjesë e Akademisë fillimisht do të jenë 30 të rinj. Do të punohet në grupe të ndara për 9 e 11-vjeçar.FHK-ja ka përkrahur këtë iniciativë të istogasve dhe inkurajon edhe klubet tjera që të gjejnë modele të përshtatshme për punën me të rinj dhe për masovizimin e hendbollit.