Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Sot një ndeshje e shtyrë te hendbollistet, nesër dy

Të enjten (sot) e të premten zhvillohen ndeshje të mbetura në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Sot është ndeshja Samadrexha – Tereza, që zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.
Ndeshja i takon xhiros së pestë, ndërsa skuadra vendase llogaritet favorite.
Të premten janë takimet Ferizaj – Besa (18:00, xhiro e katërt) dhe Shqiponja – Istogu (19:00, xhiroja e pestë). Ferizaj e Istogu vlerësohen favoritë.
Këto ndeshje janë shtyrë për shkak të sfidave evropiane që i kishin Istogu, Ferizaj e Samadrexha.