Sot përballja gjilanase, nesër derbi mes Besës e Kastriotit

Me ndeshjen mes Zhegrës e Dritës fillon java e 26-të në Superligën A të Kosovës në hendboll për meshkuj. Ndeshja Zhegra – Drita luhet të premten (sot) prej orës 19:00 në palestrën në Gjilan. Zhegra është e pesta me 19 pikë, kurse Drita e katërta me 26 pikë.

Java e 26-të vazhdon të shtunën (nesër) kur luhet derbi mes skuadrës pejane Besa FamGas dhe Kastriotit të Ferizajt. Kjo ndeshje luhet në palestrën në Pejë nga ora 19:00. Kampioni aktual, Besa është lider me 48 pikë, derisa Kastrioti është i treti me 30 pikë. Ndërkohë të dielen takohen Vëllaznimi e Prishtina, në takimin që nis në ora 17:00. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë. Vëllaznimi është i gjashtë me 19 pikë, derisa Prishtina renditet e dyta me 44 pikë.

Në Superligën B të shtunën (nesër) janë dy ndeshjet e javës së 24-t. Trepça e Samadrexha luajnë prej orës 18:00 kurse Llapi e Vushtrria prej orës 19:00. Trepça është e para me 20 pikë, Vushtrria e dyta me 16, Samadrexha e treta me 12 pikë dhe Llapi i fundit me gjashtë pikë.

Në Ligën e Parë luhet java e 14-të. Të shtunën janë ndeshjet Prizreni – Drenica (19:00) dhe Dukagjini – Ulpiana (13:00). Ndërkohë të dielen është takimi KEK-u – Deçani (18:00).

Lajme tjera