Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë), të premten (sot) mëson kundërshtarët e kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Shorti tërhiqet në Vjenë prej orës 11:30.
Në kualifikime do të jenë 20 ekipe kombëtare. Do të formohen pesë grupe me nga katër ekipe kombëtare. Dy më të mirët në secilin grup kualifikohen në Evropianin 2024 që mbahet në Mal të Zi. Ndërkohë kombëtaret e vendeve tre e katër nëpër grupe do të garojnë në Evropianin e divizionit II.
Në short, Kosova është në vazon e katërt së bashku me Finlandën, Lituaninë, Estoninë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Në vazon e parë janë Italia, Çekia, Austria, Izraeli, Maqedonia e Veriut. Vazon e dytë e përbëjnë Polonia, Zvicra, Rumania, Holanda, Ukraina. Në vazon e tretë janë Sllovakia, Turqia, Luksemburgu, Letonia dhe Greqia.