Të mërkurën janë luajtur ndeshjet çerekfinale të Kampionatit Botëror në hendboll. Derisa Danimarka ishte bindëse ndaj Hungarisë (40:23), Norvegjia e Spanja luajtën njërën prej ndeshjeve më interesante në vitet e fundit. Fituesi u përcaktua vetëm pas 80 minutave lojë, përkatësisht pas dy vazhdimeve nga dhjetë minuta (2×5 minuta).
Spanja fitoi me rezultatin35:34. Norvegjia kishte rast të fitonte në kohën e rregullt, por i kushtoi një moment pakujdesie fare në fund. Drama vazhdoi edhe në kohën shtesë, kurse as pas dy vazhdimeve të para nga pesë minuta nuk u përcaktua fituesi. Në vazhdimin e dytë prej dhjetë minutash, spanjollët shënuan një gol më shumë dhe avancuan.
Në terminin prej orës 20:30 u luajtën dy çerekfinalet e tjera. Suedia fitoi ndaj Egjiptit me rezultat 26:22, ndërsa Franca e mposhti Gjermaninë me 35:28.
Gjysmëfinalet janë të premten. Prej orës 18:00 takohen Spanja e Danimarka, ndërsa prej orës 20:30 luajnë Franca e Suedia.
Spanja e Danimarka luajnë në Gdansk të Polonisë, kurse Franca e Suedia në Stokholm të Suedisë.