Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Spanja e fiton Botërorin U18 në Kinë

Spanja është fituese e Kampionatit Botëror U18 për hendbolliste që të dielën përfundoi në Chuzhou të Kinës.
Në finale, në praninë e 6000 shikuesve, Spanja e mposhti Danimarkën me rezultat 23:22.
Danimarka ishte duke udhëhequr 11:9 pas pjesës së parë, por në pjesën e dytë spanjollet e reja shfaqën dukshëm më tepër dhe shënuan fitore.
Medalja e bronztë i takoi Hungarisë, që për vend të tretë mposhti Francën.
Në Botërorin në Kinë është paraqitur edhe Kombëtarja e Kosovës, që u rendit e 23-ta prej 32 ekipeve kombëtare pjesëmarrëse. Kosova kishte tri fitore e katër disfata.
Ishte kjo pjesëmarrje historike për Kosovën. Deri më tani asnjë kombëtare e Kosovës në konkurrencë të sportisteve, në sportet ekipore, nuk është kualifikuar dhe paraqitur në Kampionat Botëror.