Spektakli në Pejë i takon Besës

Spektakël të hendbollit ka ofruar ndeshja e parë finale e plejofit në Superligën e Kosovës në mes të Besa Famgasit dhe Kastriotit. Ndeshja e luajtur të mërkurën në palestrën “Karagaçi” në Pejë u fitua nga Besa Famgas me rezultatin e ngushtë 16:15. Rezultati dëshmon që ishte një ndeshje shumë e fortë në mbrojtje, që u zhvillua në një atmosferë shumë të bukur sportive para rreth 1200 shikuesve.

Ndeshja ishte dramatike dhe u vendos vetëm në fund, si shumica e ndeshjeve të këtij edicioni mes Besës e Kastriotit.

Me fitore, Besa ka bërë hap para drejt mbrojtjes së titullit. Besa ka fituar pesë titujt e kaluar dhe po kërkon edhe titullin e gjashtë rresht. Kastrioti në anën tjetër ka fituar Kupën e Kosovës dhe po kërkon të fitojë edhe titullin. Ndeshja e dytë finale e plejofit luhet në fundjavë në Ferizaj, ndërsa nëse Besa fiton apo barazon, atëherë siguron titullin. Nëse fitore shënon Kastrioti, do të luhet ndeshja e tretë në Pejë.

Edhe finalja e parë vuri përballë mbrojtjet e fuqishme të të dy skuadrave. Ferizajasit humbën dy penallti në minutat e fundit, që edhe ndikuan direkt në rezultatin përfundimtar. Fillimisht P. Bassomben nuk ishte i saktë e më pas goditjen e D. Terziqit e ndali H. Berisha. Në anën tjetër shënoi A. Kukrika për Besën, ndërsa Kastrioti ia doli vetëm të afrohet në një gol, përmes shënimit të Terziqit.

Në pjesën e parë u shënuan vetëm 11 gola, ndërsa Besa kishte epërsi prej 6:5. Kastrioti nisi më mirë takimin dhe krijoi epërsi 3:1 e 4:2. Por Besa u kthye, kaloi në epërsi dhe e fitoi pjesën e parë. Pak gola kishte edhe në pjesën e dytë, ndërsa Kastrioti ktheu epërsinë në minutën e 43-të (10:9). Deri në minutën e 52-të ferizajasit kishin nga një gol epërsi, ndërsa Besa barazonte. Në minutën e 56-të Besa kaloi në epërsi 14:13. Më pas kishte barazim 14:14, para se pejanët të shënojnë dy herë për 16:14. Në fund Terziqi shënoi për rezultatin përfundimtar 16:15.

Te Besa Famgas më efikasi ishte B. Idrizi me 4 gola. Te Kastrioti 6 gola i shënoi D. Terziqi. Në fund në skenë te Besa doli portieri H. Berisha, ndërsa te Kastrioti formë të lartë ka shfaqur portieri A. Curri. Tani pritet spektakël tjetër në Ferizaj, ku Besa do të kërkoi titullin, ndërsa Kastrioti për të barazuar rezultatin dhe për të siguruar takimin e tretë.

Besa Famgas – Kastrioti 16:15 (6:5)

Besa Famgas: Mehmeti, Idrizi 4, Vokshi, Gjuka 2, Jupa 2, Y. Muqolli, Tetova, D. Tahirukaj 2, Tahirukaj 3, Ramosaj, Kukrika 2, Berisha, Çuziq, Bislimi, Thaqi, J. Muqolli 1.

Kastrioti: Curri, B. Syla, Zherka 1, A. Dugolli, Qerimi, Terziqi 6, Prekazi 2, Shabani 5, Ramadani, D. Dugolli, Rudari, Mustafa, Esati, Bassomben, Rajatoski 1, Bytyqi.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re …

Istogu – Vushtrria është kryendeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të fermave. …

Në fundjavë luhen ndeshjet e ardhshme në kuadër të kampionatit të Kosovës në hendboll. Në Superligën A të hendbollistëve …

Kastrioti e ka fituar bindshëm përballjen e skuadrave me traditë në hendbollin kosovar. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” …

Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit, Hassan Moustafa ka uruar Eugen Saraçinin me rastin e rizgjedhjes ne postin e …

Hendbollisti premtues, Yll Muqolli, ka shënuar 10 gola të martën mbrëma në fitoren e re të Besa Famgas. Në …

Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën. Xhema e …

Me ndeshjen Besa Famgas – Vëllaznimi fillon gara në Superligën A të Kosovës në hendboll (meshkujt). Në Superligën A …

Të dielën u luajtën katër ndeshje të xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …