Spektakli në Vushtrri përcakton kampionin

Janë premtuar spektakël dhe numër i madh i shikuesve për ndeshjen mes hendbollisteve të Vushtrrisë dhe atyre të Shqiponjës që luhet të dielen nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Është kjo ndeshje e javës së fundit, përkatësisht të 20-të të Superligës A dhe njëkohësisht ndeshje që përcakton garën për titull kampioni. Pas javës së 19-të Vushtrria është e para në tabelë me 33 pikë, ndërsa Shqiponja e dyta me 31 pikë. Istogu mbanë vendin e tretë me 25 pikë kurse Prishtina të katërtin me 19 pikë.

Vushtrria me fitore, apo edhe me barazim, e fiton titullin. Në ndeshjen vendimtare pritet ta ketë edhe përkrahjen e shikuesve. Skuadrës gjakovare, Shqiponjës, i duhet fitorja për të fituar titullin. Është ky një fund dramatik i një kampionati interesant në Superligën e femrave.

Ndeshja tjetër e javës së 20-të mes Prishtinës e Istogut luhet të shtunën (nesër) prej orës 13:30. Në Superligën B të shtunën (nesër) luhet takimi mes Vëllaznimit e Dritës, që nis në ora 13:00.

Lajme tjera