Stinori pranveror fillon më 6 shkurt

Edhe tri javë kanë mbetur deri në fillim të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në xhiron e 15-të, që zhvillohet më 6 e 7 shkurt, takohen: Drenica – Kastrioti, Vëllaznimi – Llapi, Trepça – Prizreni, Besa Famgas – Prishtina, Vushtrria – Zhegra. Pjesa e parë e kampionatit përfundon me ndeshjet e xhiros së 18-të, që zhvillohen më 20 e 21 shkurt.

Menjëherë më 24 shkurt fillon pjesa e dytë e kampionatit, përkatësisht Superliga A. Ndërkohë ndeshjet e javës së 28-të, të fundit për Superligën A, luhen më 14 e 15 prill.
Superliga B (meshkujt), fillon më 27 shkurt dhe përfundon më 11 prill.

Superliga e femrave vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të, që janë më 13 e 14 shkurt. Ndeshjet e para për stinorin pranveror janë: Shqiponja – Ferizaj, Istogu – Drita, Vjosa – Samadrexha, Vëllaznimi – Vushtrria, Prishtina – Kastrioti, Jusuf Gërvalla – KEK-u.

Liga e Parë e meshkujve fillon më 13 shkurt, ndërsa Liga e Parë e femrave më 27 shkurt.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me …

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për …

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e …

Edhe një ndeshje evropiane e kanë drejtuar gjyqtarët kosovarë të hendbollit. Të martën mbrëma në Shkup, Eshref Beqiri e …

Në prag të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet me Rumaninë, do të zhvillohen ndeshjet e xhiros …

Superliga e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon menjëherë të mërkurën (sot) me ndeshjet e javës së …

Lojtaret e Kosoves pershendesin njani tjetrin

Selektori i ri i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur të hënën listën për dy ndeshjet e ardhshme. …

Luigj Quni ne akcion per klubin e tij Amicitia Zurich

Luigj Quni me Amicitia Zurich ka arritur fitoren e dytë të edicionit në Superligën e Zvicrës. Në fitoren 26:25 …

Me vetëm një gol dallim ka fituar Ferizaj ndaj Samadrexhës, të dielën në ndeshjen përmbyllëse të javës së 14-të …

Pas dy humbjeve, Trepça është kthyer te fitorja të dielën. Në kuadër të javës së 20-të kampionale, përkatësisht javës …

Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Në derbin e xhiros së 14-të, Istogu të shtunën e …