Sukses i jashtëzakonshëm i FHK-së, IHF Trophy Intercontinental organizohet në Kosovë

Nga një takim që drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK) e patën të hënën me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Hendbollit (IHF), Hassan Moustafa, kanë dalë vendime shumë të rëndësishme për hendbollin kosovar në përgjithësi. Kështu Federata jonë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm duke marrë të drejtën e organizimit të garës prestigjioze IHF Trophy Intercontinental. Në Prishtinë prej 9 deri më 15 prill do të mbahet faza interkontinentale e IHF Trophy për hendbollistët deri 19-vjet dhe për ata deri në 21-vjet.

Ky sukses shumë i madh vjen për Federatën tonë pas organizimit të shkëlqyeshëm të IHF Trophy për Evropë (U-18, U-20) që u mbajt në Prishtinë muaj më parë. Të gjitha kombëtaret pjesëmarrëse, por edhe zyrtarët e IHF-së e vlerësuan organizimin si shumë të mirë. Edhe vetë presidenti Moustafa ka lavdëruar FHK-në për atë organizim. Dhe kështu Kosovës i është besuar edhe organizimi I garës IHF Trophy në nivel Interkontinental.

Kjo vlerësohet me shumë rëndësi për faktin se hapet rruga që Kosova U-21 të marr pjesë në botërorin U-21 për hendbollistë që mbahet nga data 14-29 Korrik 2019 në Spanjë. Fituesi i IHF Trophy Intercontinental në grupmoshën U-21 kualifikohet për në Botëror. Ende asnjë kombëtare e Kosovës e sporteve kolektive nuk është paraqitur në botëror dhe hendbolli mund të jetë sërish i pari, si shumë herë deri më tani.

Federatën tonë në takimin që u mbajtë në selinë e IHF-së në Basel të Zvicrës e prezentuan presidenti Eugen Saraçini dhe sekretari gjeneral Izet Gjinovci. Prej IHF-së në takimin shumë miqësor ishin presidenti dhe miku i madh i hendbollit kosovar, Hassan Moustafa, Amal Khalifa, drejtor gjeneral, Patric Strub drejtor i garave dhe Hristo Boskoski, udhëheqës i zyrës.

Presidenti Saraçini ka njoftuar presidentin Moustafa dhe drejtuesit e tjerë të IHF-së me zhvillimet e fundit në hendbollin kosovar, sukseset e arritura në skenën ndërkombëtare dhe planet për këtë vit. Presidenti Moustafa u njoftua edhe për shënimin e 65-vjetorit të FHK-së, ndërsa mikut tonë të madh iu dha edhe mirënjohja që iu kishte ndarë me këtë rast.

Është diskutuar edhe për gjëra tjera, por më së shumti për organizimin e IHF Trophy Intercontinental. Kosova rival të madh për organizimin e ngjarjes e kishte Paraguajin, por e fitoi të drejtën.

Në takim Federatës tonë i është premtuar përkrahje nga IHF-ja për shkollim të trajnerëve e gjyqtarëve, ndërsa përkrahja nuk do të mungojë as në pajisje të ndryshme të hendbollit. IHF-ja do të përkrah FHK-në edhe për përmirësim të infrastrukturës dhe në aspekte tjera me rëndësi.
Ishte ky një takim jashtëzakonisht i suksesshëm për Federatën tonë dhe ku edhe njëherë u konfirmuan raportet shumë të mira në mes të Federatës tonë dhe Federatës Ndërkombëtare.

Share on facebook
Share on twitter
Share on whatsapp
Share on email

Lajme tjera

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën …

Istogu e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës në hendboll në grupmoshën e kadeteve (U18). Istogu në 22 …

Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të plejofit në Superligën e hendbollisteve. Të shtunën mbrëma në Istog, …

Besa Famgas e Prishtina kanë zhvilluar një ndeshje shumë të fortë të shtunën pasdite në palestrën “Karagaçi” në Pejë. …

Është nënshkruar sot memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Memorandumi është nënshkruar në kabinetin e …

Pas dy ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, është koha për finalen e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll …

Të shtunën luhet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Skuadrat favorite, Besa Famgas e Prishtina kanë shmangur përballjen mes tyre në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës …

Vushtrria e Istogu do të takohen në gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të …

Federata e Hendbollit e Kosovës

House of Sport

Kati II nr. 15
Agim Ramadani nr.253
10000 Prishtina
Kosova

Tel: +383 38 248 759

Për ne

Garat

Përfaqësueset

Shoqatat

© Copyright - Kosova Handball Federation

Made in Kosova