Sukses tjetër kulmor i trajnerit Ibish Thaqi

Trajneri kosovar i hendbollit, Ibish Thaqi, ka arritur tjetër sukses kulmor. Ai e ka udhëhequr skuadrën UHK Krems drejt titullit të kampionit të Austrisë.
Thaqi me Kremsin kanë siguruar titullin fundjavën e kaluar. Në finale e mposhtën skuadrën HC Hard që kishte fituar titullin e kampionit në vitin e kaluar.
Thaqi 42-vjeçar është prej trajnerëve më të vlerësuar në Austri. Ka disa trofe të fituar. Ai ishte shumë i suksesshëm edhe si lojtar dhe njëjtë po vazhdon në postin e trajnerit.
Thaqi ia ka kushtuar titullin nënës së ndjerë.
“Titulli është për nënën time. Ajo ka shikuar nga lartë. Përndryshe ajo gjithnjë ka përcjellë ndeshjet e skuadrës tonë”, ka thënë Thaqi.

Lajme tjera