Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superliga A fillon me ndeshje interesante

Ndeshje interesante do të ketë në xhiron e parë të Superligës A të Kosovës në hendboll. Në Superligën A do të garojnë gjashtë skuadrat e para në tabelë pas pjesës së parë të kampionatit, që përfundoi të enjten.
Ndeshjet e javës së parë të Superligës A, përkatësisht xhiros së 19-të kampionale, do të luhen të dielën.
Vëmendja do të jetë në kryeqytet ku takohen Prishtina e Rahoveci. Kjo ndeshje luhet prej orës 18:00.
Rahoveci ka fituar përballjen e fundit në Prishtinë dhe vendasit janë të vendosur për revansh. Por me plane tjera udhëtojnë “vreshtarët”.
Prishtina është e dyta me 20 pikë, ndërsa Rahoveci i pesti me 18 pikë.
Besa Famgas synon fitore të re kur përballet me Vushtrrinë, të dielën nga ora 17:00. Besa është lidere me 31 pikë. Vushtrria është e gjashta me 16 pikë.
Trepça – Kastrioti luhet po ashtu prej orës 19:00, ndërsa pritet hendboll i bukur dhe cilësor. Trepça është e treta me 20 pikë, ndërsa Kastrioti i katërti me 19.
Në kuadër të Superligës B, Deçani e Llapi takohen të shtunën prej orës 18:00.
Të shtunën prej orës 18:00 luhet edhe ndeshja e mbetur e Superligës së hendbollisteve mes Istogut e Vushtrrisë. Ndeshja i takon javës së 11-të.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet java e nëntë. Të shtunën janë tri ndeshje: Drita – Istogu (19:00), Dukagjini – Prizreni (15:00), Vjosa – Ulpiana (20:00). Të dielën është takimi Lepenci – Samadrexha (16:00).
Te hendbollistet, luhet java e 11-të e Ligës së Parë. Të shtunën janë të gjitha ndeshjet: Vjosa – Ulpiana (18:00), CLICK – KEK-u (16:00), Drita – Trepça (17:00), Prizreni – Llapusha (18:00).

Lajme tjera