Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Superliga vazhdon me javën e tetë

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtares, Superliga e Kosovës në hendboll vazhdon me ndeshjet e javës së tetë.

Të gjitha ndeshjet janë të enjten, ndërsa në disa prej tyre pritet rivalitet dhe hendboll i mirë. Derisa Besa Famgas llogaritet favorite ndaj Drenicës në Drenas (19:00) dhe Vëllaznimi ndaj Zhegrës (18:30), në tri takimet tjera mund të ketë më tepër rivalitet.

Deçani do ta kërkojë befasinë ndaj Trepçës në Mitrovicë (19:00), ndërsa ndeshje të mira pritet të jenë edhe Prishtina – Rahoveci dhe Llapi – Kastrioti. Edhe këto dy ndeshje zhvillohen prej orës 19:00.