Të dielën prej orës 17:15 zhvillohet ndeshja e dytë mes hendbollisteve të Kosovës dhe atyre të Suedisë.
Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ndërsa transmetohet në RTK 1. Ndeshja i takon fazës së dytë dhe të fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të këtij viti. Ndeshja e parë u zhvillua të enjten mbrëma në Karlskrona të Suedisë, ndërsa hendbollistet suedeze shënuan fitore bindëse, 51:16.
Suedia është prej kombëtareve më të mira në botë dhe është favorite e madhe edhe për ndeshjen e kthimit. Por vajzat tona janë të përkushtuara për paraqitje dukshëm më të mirë se në Suedi dhe për angazhim e luftë sportive për çdo top.
Në fazën e parë kualifikuese hendbollistet kosovare fituan ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Por për raundin e dytë u mungoi fati në short.