Të dielën ndeshja Rahoveci – Trepça

Java e shtatë në Superligën e hendbollistëve vazhdon të dielën kur luhet një ndeshje. Për shkak të grumbullimit të Kombëtares së Kosovës, disa ndeshje të kësaj xhiroje janë shtyrë për më vonë.

Ndeshja e së dielës luhet mes Rahovecit dhe Trepçës. Zhvillohet nga ora 18:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec.

Trepça do të mundohet të reagojë pas humbjes në minutën e fundit të pësuar nga Prishtina. Ndërkohë vendasit do të bëjnë përpjekje maksimale për të siguruar dy pikë të reja në Superligë.

Trepça është e dyta në tabelë me 10 pikë. Rahoveci renditet i katërti me 8 pikë.

Tashmë është luajtur takimi i javës së shtatë mes Deçanit dhe Drenicës (44:30). Më vonë zhvillohen ndeshjet Prishtina – Llapi, Besa Famgas – Zhegra dhe Vëllaznimi – Kastrioti.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve po ashtu është java e shtatë. Të shtunën në Samadrexhë është ndeshja Ulpiana – Samadrexha (19:00). Ndeshjet e së dielës janë: Vushtrria – Vjosa (17:00), Lepenci – KEK-u (13:30), Drita – Prizreni (16:00, Prizren).

Lajme tjera