Të dielen seminari për gjyqtarë e delegatë

Në prag të fillimit të stinorit pranveror, Federata e Hendbollit të Kosovës dhe shoqatat anëtare të saj po bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura. Kështu të dielen mbahet seminari për gjyqtarë e delegatë dhe poashtu testi teorik. Seminari fillon në ora 10:00, ndërsa mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë.

Në seminar do të ligjërojnë delegati i EHF-së, Fahredin Hashani dhe gjyqtarët e EHF-së, Sherif Xhema e Besfort Jahja dhe Ilir Bytyqi e Syart Kasapi. Do të ligjerohet për rregullat më të reja të hendbollit dhe poashtu do të diskutohet për përvojën e gjyqtarëve të EHF-së në kampionatet evropiane të vitit të kaluar.

Kujtojmë që të shtunën e të dielen në Gjakovë vazhdon shkollimi për trajnerë.

Lajme tjera