Të dielën mbahet seminari për trajnerë, persona zyrtarë mjekë dhe fizioterapeutë në prag të fillimit të edicionit të ri të garave, 2020/2021. Seminari mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë nga ora 11:00.
Seminarin e organizon Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.
Do të ligjërojnë Dr. Enver Tahiraj, trajner kondicional në Kombëtaren e Kosovës dhe Dr. Erlinda Hakaj, inspektore sanitare në MSH.
Seminari është obligativ për të gjithë trajnerët, personat zyrtarë dhe fizioterapeutët. Në seminar do të bëhet edhe licencimi i trajnerëve mjekëve dhe fizioterapeutëve për edicionin e ri.
Do të ligjerohet për rikuperimin si formë e përgatitjes kondicionale, për dopingun në hendboll dhe për zbatimin e Manualit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.