Të dielën seminari për trajnerë, persona zyrtarë, mjekë dhe fizioterapeutë

Trajnerët duke ligjeruar

Të dielën mbahet seminari për trajnerë, persona zyrtarë mjekë dhe fizioterapeutë në prag të fillimit të edicionit të ri të garave, 2020/2021. Seminari mbahet në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në Prishtinë nga ora 11:00.

Seminarin e organizon Federata e Hendbollit e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Do të ligjërojnë Dr. Enver Tahiraj, trajner kondicional në Kombëtaren e Kosovës dhe Dr. Erlinda Hakaj, inspektore sanitare në MSH.

Seminari është obligativ për të gjithë trajnerët, personat zyrtarë dhe fizioterapeutët. Në seminar do të bëhet edhe licencimi i trajnerëve mjekëve dhe fizioterapeutëve për edicionin e ri.

Do të ligjerohet për rikuperimin si formë e përgatitjes kondicionale, për dopingun në hendboll dhe për zbatimin e Manualit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lajme tjera