Të dielen testimi për gjyqtarë e vëzhgues

Në fundjavë aktivitet në prag të fillimit të kampionatit do të ketë edhe Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Të dielën në Prishtinë do të mbahet testimi për gjyqtarët dhe për vëzhguesit-kontrolluesit.

Pjesëmarrja është e obliguar për të gjithë anëtarët e SHGJHK-së. Testi fizik për gjyqtarët do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit prej orës 8.45 deri në ora 10:30. Prej orës 12:00 deri në ora 13:00 është testi teorik për gjyqtarë dhe vëzhgues, për rregullat e hendbollit. Prej orës 13:00 deri në ora 14:00 është testi me shkrim lidhur me njohjen e propozicioneve të garave.

Testimet teorike mbahen në lokalet e Fakultetit të Shkencave Sportive.

Lajme tjera