Të enjten seminari për gjyqtarë

Në vazhdën e përgatitjeve për edicionin e ri garues, të enjten (nesër) mbahet seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues/kontrollues. Seminari mbahet nga ora 15.00 në Hotel Internacional Prishtina. Pos për gjyqtarët dhe vëzhgues/kontrolluesit, seminari është obligativ edhe për trajnerët.

Ligjërues do të jetë Dragan Naçevski, përgjegjës për referim në Federatën Evropiane të Hendbollit.
Do të diskutohet për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me rregullat e ndryshuara të lojës së hendbollit dhe me zbatimin e tyre.

Lajme tjera