Të enjten (nesër) mbahet ceremonia “Laureatët e vitit 2022”, në të cilën shpallen më të mirët e vitit të kaluar në hendbollin kosovar.
Ceremonia mbahet nga ora 17:00 në “Hotel International Prishtina”.
Do të shpallen hendbollisti dhe hendbollistja e vitit, shtatëshet më të mira, klubet më të mira e kështu me radhë.
Viti i kaluar ishte i suksesshëm për hendbollin kosovar, ndërsa ata që u dalluan do të shpërblehen në ceremoninë tradicionale.