Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të enjten superderbi mes Rahovecit e Besa Famgasit

Të mërkurën e të enjten zhvillohen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
E gjithë vëmendja do të jetë në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec ku të enjten është superderbi mes kampionit, Rahovecit, dhe nënkampionit, Besa Famgasit.
Si Rahoveci ashtu edhe Besa Famgas në fundjavë shënuan fitore të thella në ndeshje ndërkombëtare. Të dy skuadrat janë shumë të motivuara që me fitore të konfirmojnë synimet e mëdha që i kanë këtë edicion.
Në kuadër të xhiros së parë Besa e Rahoveci luajtën ndeshje shumë të fortë në Pejë. Në fund festuan “vreshtarët” që fituan 34:31. Edhe ndeshja e së enjtes, që fillon në ora 19:00, pritet të jetë e fortë dhe e hapur deri në fund.
Rahoveci i ka luajtur pesë ndeshje kampionale deri më tani dhe ka pesë fitore. Besa ka katër fitore e një humbje.
Të enjten prej orës 19:00 është edhe ndeshja Prishtina – Llapi. Të mërkurën (nesër) janë ndeshjet Kastrioti – Vjosa (19:00) dhe Vushtrria – Trepça (20:00).