Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të hënën fillon Evropiani i radhës i organizuar në Kosovë

Pas suksesit shumë të madh të Kampionatit Evropian U20, në vendin tonë organizohet edhe Kampionati Evropian (B) për hendbollistët deri në 18 vjet.
Kosova, Azerbajxhani, Bullgaria, Britania e Madhe, Luksemburgu, Belgjika e Gjeorgjia janë ekipet kombëtare pjesëmarrëse.
Kampionati Evropian U18 mbahet gjatë javës së ardhshme, përkatësisht nga 12 deri më 18 gusht, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në Grupin A janë Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria dhe Kosova. Grupi B përbëhet nga Britania e Madhe, Gjeorgjia e Luksemburgu.
Të hënën, më 12 gusht, janë ndeshjet: Britania e Madhe – Luksemburgu (14:00), Azerbajxhani – Bullgaria (16:15) dhe Belgjika – Kosova (18:30). Para ndeshjes mes Belgjikës dhe Kosovës bëhet hapja zyrtare e Evropianit.
Kombëtarja jonë është mbledhur shumë javë më parë dhe ka pasur fazë përgatitore të denjë.