Të hënën grumbullohen hendbollistet e Kombëtares U17

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll (vajzat) grumbullohet të hënën në Gjakovë. Kryetrajneri i Kombëtares U17, Mitat Ferati, ka përpiluar listën që përbëhet mbi 30 lojtare. Fillimisht lojtaret e reja do t’i nënshtrohen testimit, ndërsa lojtaret e përzgjedhura do të vazhdojnë kampin.

Kampi mbahet prej të hënës deri më premten në Gjakovë. Grumbullimi i lojtareve bëhet në palestrën “Te Profa” nga ora 9:00. Prej orës 9:30 e deri në ora 12:00 bëhet testimi i lojtareve nga kryetrajneri Mitat Ferati.

Gjenerata që do të paraqitet në vitin e ardhshëm në Evropianin U17 vlerësohet me potencial. Ferati, që për herë të parë punon në Kombëtaret e Kosovës, ka planifikuar disa grumbullime për të bërë përzgjedhjen më të mirë dhe njëkohësisht për të rritur nivelin e këtyre lojtareve.

Pos lojtareve nga klubet tona pjesë e kampit do të jenë edhe disa hendbolliste të klubeve evropiane. Do të punohet në aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me lojën e hendbollit.

Në shtabin teknik të Feratit do të jenë edhe trajneret Edona Rugova dhe Albulena Basha.

List e lojtareve

nr.EMRI MBIEMRI KLUBI
1Bora ZejnullahuKHF Vllaznimi
2Arona KrasniqiKHF Prishtina
3Arjeta Imeraj KHF Jusuf Gërvalla
4Alisa Sylejmani KHF Kastrioti
5Aulona Maloku KHF Samadrexha
6Shijesa Zeneli KHF Ferizaj
7Orgesa Gola KHF Shqiponja
8Arbesa Kurtaj KHF Ferizaj
9Jonesa Bajrami KHF Shqiponja
10Bulza Maksuti KHF Kastrioti
11Verona Muhaxheri KHF Kastrioti
12Medina Musa KHF Shqiponja
13Olsa Hoxha KHF Ferizaj
14Sumea Sadiku KHF Ferizaj
15Endiona Pireci KHF CLICK
16Ardiola Surdulli KHF Samadrexha
17Iurosana Haskaj KHF Deçani
18Enea Ajvazi KHF Prishtina
19Elisa Krasniqi KHF Samadrexha
20Alisia Palokaj HT Munchen DE
21Sirena Haxhaj TSV Allach 09 DE
22Loreta Hajdari Suedi
23Zoja Kameraj Suedi
24Shkurte Dinolli KHF Ferizaj
25Renea Kelani KHF Prishtina
26Halime Beqiri KHF Vushtrria
27Klaudia UkajSG Freiamt U18 Inter SUI
28Martina BibajSG Freiamt U18 Inter SUI
29Arjana Gashi GTV Basel U18 Inter SUI
30Erjona Sadrija KHF Shqiponja
31Albina Pllana KHF Prishtina

Stafi i Kombëtares U17

Emri Mbiemir Pozita
Mita Ferati Kryetrajner
Albulena Trajnere
Edona Rugova Trajnere
Dafina Berbatovci Fizioterapeute

Lajme tjera