Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Të martën fillon Kampionati Botëror i Hendbollit

Të martën fillon Kampionati Botëror i hendbollit në konkurrencë të meshkujve.
Botërori mbahet në Kroaci, Danimarkë dhe Norvegji. Është edicioni i 29-të i ngjarjes globale.
Për herë të parë Kampionati Botëror mbahet në tri vende të ndryshme.
Në Botëror do të garojnë 32 ekipe kombëtare.
Në Grupin A janë Gjermania, Çekia, Polonia e Zvicra. Grupi B përbëhet nga Danimarka, Italia, Algjeria dhe Tunizia. Në Grupin C garojnë Franca, Austria, Katari e Kuvajti.
Hungaria, Holanda, Maqedonia e Veriut dhe Giunea janë në Grupin D, ndërsa në Grupin E janë Norvegjia, Portugalia, Brazili e SHBA-ja.
Avancimin nga Grupi F e kërkojnë Suedia, Spanja, Japonia e Kili.
Sllovenia, Islanda, Kuba dhe Kepi i Gjelbër janë në Grupin G, ndërsa në Grupin H garojnë Egjipti, Kroacia, Argjentina e Bahrejni.
Tre të parët e secilit grup avancojnë në “Main Round”.
Në kuadër të Grupit B, të martën janë ndeshjet Italia – Tunizia (17:30) dhe Danimarka – Algjeria (20:30).
Franca – Katari (18:00) dhe Austria – Kuvajti (20:30) janë ndeshjet e Grupit C që zhvillohen të martën.
Tre Botërorët e fundit i ka fituar Danimarka.
Franca i ka gjashtë tituj të kampionit të botës. Suedia e Rumania i kanë nga katër, Danimarka tri, Gjermania, Rusia e Spanja nga dy.