Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat), grumbullohet të martën për t’u përgatitur për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Mal të Zi.
Grumbullimi i hendbollisteve të reja bëhet në Ferizaj, përkatësisht në Hotel Bolero, nga ora 12:00. Hendbollistet tona do të ushtrojnë në Ferizaj deri para udhëtimit për në Podgoricës të Mal të Zi. Trajneri Granit Sahiti ka ftuar 20 lojtareve të klubeve tona. Sahiti do të ndihmohet nga Valbona Rudaku.
Në këtë kampionat të rëndësishëm për zhvillimin e lojtareve të reja marrin pjesë edhe Kroacia, Greqia,
Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Spanja e Turqia.
Kampionati Mesdhetar mbahet prej 17 deri më 24 prill.
Lista e lojtareve
# | Emri Mbiemir | Klubi |
1 | Selvije Mollakadrija | Vëllaznimi |
2 | Shkurte Dinolli | Ferizaj |
3 | Marisa Berisha | Shqiponja |
4 | Arjeta Imeraj | Jusuf Gërvalla |
5 | Eliona Maksuti | Kastrioti |
6 | Alba Bardhi | Shqiponja |
7 | Aulona Maloku | Samadrexha |
8 | Mirjeta Dinolli | Ferizaj |
9 | Bora Zejnullahu | Vëllaznimi |
10 | Orgesa Gola | Shqiponja |
11 | Olsa Hoxha | Ferizaj |
12 | Olta Cecelia | Vushtrria |
13 | Sumea Sadiku | Ferizaj |
14 | Klea Ajvazi | Prishtina |
15 | Agnesa Hysa | Vushtrria |
16 | Shijesa Zeneli | Ferizaj |
17 | Elona Hyseni | Prishtina |
18 | Alisa Sylejmani | Kastrioti |
19 | Arnita Ademaj | Istogu |
29 | Arona Krasniqi | Prishtina |
Stafi teknik
Granit Sahiti | Trajner |
Valona Rudaku | Trajnere |
Kujtim Rizani | Fizioterapeut |