Të martën grumbullohet Kombëtarja U16, merr pjesë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja U16 e Kosovës në hendboll (vajzat), grumbullohet të martën për t’u përgatitur për Kampionatin Mesdhetar që mbahet në Mal të Zi.

Grumbullimi i hendbollisteve të reja bëhet në Ferizaj, përkatësisht në Hotel Bolero, nga ora 12:00. Hendbollistet tona do të ushtrojnë në Ferizaj deri para udhëtimit për në Podgoricës të Mal të Zi. Trajneri Granit Sahiti ka ftuar 20 lojtareve të klubeve tona. Sahiti do të ndihmohet nga Valbona Rudaku.

Në këtë kampionat të rëndësishëm për zhvillimin e lojtareve të reja marrin pjesë edhe Kroacia, Greqia,
Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Spanja e Turqia.

Kampionati Mesdhetar mbahet prej 17 deri më 24 prill.

Lista e lojtareve

#Emri Mbiemir Klubi
1Selvije MollakadrijaVëllaznimi
2Shkurte DinolliFerizaj
3Marisa BerishaShqiponja
4Arjeta ImerajJusuf Gërvalla
5Eliona MaksutiKastrioti
6Alba BardhiShqiponja
7Aulona MalokuSamadrexha
8Mirjeta DinolliFerizaj
9Bora ZejnullahuVëllaznimi
10Orgesa Gola Shqiponja
11Olsa HoxhaFerizaj
12Olta CeceliaVushtrria
13Sumea SadikuFerizaj
14Klea AjvaziPrishtina
15Agnesa HysaVushtrria
16Shijesa ZeneliFerizaj
17Elona HyseniPrishtina
18Alisa Sylejmani Kastrioti
19Arnita AdemajIstogu
29Arona KrasniqiPrishtina

Stafi teknik

Granit Sahiti Trajner
Valona RudakuTrajnere
Kujtim Rizani Fizioterapeut

Lajme tjera