Të martën (nesër) grumbullohet kombëtarja U-20

Kombëtarja U-20 e Kosovës në hendboll grumbullohet të martën (nesër) në Gjakovë,, ku do të përgatitet për ndeshjet e rëndësishme të muajit të ardhshëm.

Akomodimi i hendbollistëve deri 20-vjet do të jetë në Hotel Jakova me fillim nga ora 12:00 , ndërsa shtabi teknik ka planifikuar nga dy stërvitje në ditë, që do të mbahen në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë. Në korrik, Kosova U-20 paraqitet në raundin preliminar të kampionatit evropian. Bënë pjesë në grupin A, ndeshjet e të cilit luhen në Podgoricë të Malit të Zi. Kosova më 20 korrik përballet me Holandën, ndërsa më pas luan me Çekinë (22 korrik), Moldavinë (23 korrik), Austrinë (25 korrik), Bullgarinë më 26 korrik.

Nën urdhërat e kryetrajnerit Fatmir Muhaxheri, kombëtarja në fazën e parë qëndron deri më 3 korrik. Faza e dytë e përgatitjeve nis më 8 korrik dhe përfundon më 19 korrik, kur është paraparë udhëtimi për në Podgoricë. Bëhet fjalë për nëj gjeneratë premtuese, shumë prej lojtarëve të të cilës tashmë bartin barrë në klube të Superligës së Kosovës. Pritjet janë për paraqitje të denja në Podgoricë dhe rezultate të mira. Pos lojtarëve të klubeve të Kosovës në kombëtaren U-20 bëjnë pjesë edhe lojtarë me të ardhme që janë pjesë e klubeve evropiane.

Muhaxheri në përgatitje i ka ftuar këta lojtarë: Art Luzha (Vëllaznimi), Labinot Gubetini (Vushtrria), Arbër Aliu (Zhegra), Besian Abazi (Llapi), Arben Dugolli (Kastrioti), Blendi Dalladaku (Nantes – Francë), Drenit Tahirukaj (Besa FamGas), Melos Shahini (Prishtina), Lulzim Shabani (Kastrioti), Etrit Hoxha (Kastrioti), Rinor Avdulli (Amicitia Zuerich – Zvicër), Behar Terziqi (Trepça), Adrian Halili (Ostsee – Gjermani), Festim Mustafa (Kastrioti), Flakrim Beqiraj (Besa FamGas), Jon Muqolli (Besa FamGas), Elion Vokshi (Besa FamGas), Albin Xhafolli (Gummersbach – Gjermani), Atdhe Basholli (Trepça), Agon Bajqinovci (Prishtina), Bardh Berisha (Skara – Suedi), Erind Mustafa (Vikings Liestal – Zvicër), Ylli Muqolli (Besa FamGas).

Lajme tjera